Edhe ekipi kombëtar në volejboll për meshkuj ka pritur Austrinë në Tiranë për të zhvilluar ndeshjen e dytë eliminatore të Kampionatit Europian. Një ndër ndeshjet më të bukura të realizuara nga ekipi kuq e zi që përfundoi në fitore 3-2.
Ndryshe nga vajzat kuqezi, djemtë kanë realizuar një fillim të mbarë duke qënë në avantazh në pjesën më të madhe të kohës së pjesës së parë. Ekipi austriak u dukë sikur e kishin neglizhuar ndeshjen e kjo dukej mjaft qartë në gabimet e tyre shpesh të evitueshme.
Ekipi kuqezi nuk arrinë të menazhojë siç duhet avantazhin duke e çuar setin në shtesë dhe më pas “ i dhurohet” seti austriakëve në rezultat 27-29. Gjithsesi ja vlen të përmendim se 30 minutat e setit të parë sollën një volejboll të bukur nga ekipi jonë.
Seti i dytë solli një paraqitje të shkëlqyer të ekipit shqiptar, një set me emocion dhe rivalizues që përfundoi në pikët shtesë duke nxjerr kuqezijntë fitues në rezultatin 27-25.
Ndërsa seti i tretë mund të konsiderohet seti shqiptar, dominim absolute i ekipit tonë që përfundoi në rezultatin 25-13.
Ndërkohë duhet përmendur që heroi i kësaj ndeshjeje është Anton Qafarena, volejbollisti shqiptar që aktivozohet në Gjermani, ai ka realizuar 21 pikë dhe 13 bllok deri në set të katërt.
Seti i katërt ka startuar në avantazh të austriakëve dhe pavarësisht përpjekjeve të volejbollistëve tanë ka shkuar në favor të tyre.
Deri në pikë të 20-të ekipi ynë i ka ndjekur pikë mbas pike por më pas miqtë kanë përfituar nga disa gabime dhe kanë fituar 20-25.
Seti i fundit ka qënë vendimtari i takimit të parë të kuqezijnve në shtëpi, teksa ka filluar dhe ka përfunduar në avantazh të tanëve. Duke marrë një fitore totalisht të merituar të setit të pestë 15-8 dhe të të gjithë ndeshjes 3-2.
Nën drejtimin e trajnerit Jani Melka, djemtë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer duke realizuar fitoren e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian./telesport/