Fitorja duhej dhe fitorja erdhi. Shqipëria ka triumfuar me meritë kundër Bjellorusisë teksa është imponuar me rezultatin 3-2 në “Air Albania” duke siguruar vendin e parë në grup në ndeshjen e fundit me 11 pikë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja sigurojnë ngjitjen një vazo më lart në Ligën e Kombeve, por kanë shanse të ngjiten edhe në vazot për kualifikueset e Botërorit 2022.

Dopieta e Cikalleshit (gol i shkëlqyer me kokë në minutën e 20-të pas krosit të Memollës dhe 7 minuta më pas nga pika e bardhë e penalltisë) e gjithashtu goli i Manajt (44’) vulosën suksesin e kuqezinjve.

Shqipëria e nisi ndeshjen mjaft mirë, por komplikuan gjithçka sërish, vetëm kur iu dhuruam rivalëve një gol nga hiçi në minutën e 35-të. Një pakujdesi e Ismajlit nga një rivënie anësore, lëkundi disi skuadrën në pjesën e parë sepse solli edhe golin e bjellorusëve.

Për afro 10 minuta pati disi frikë, por ishte Manaj ai që thelloi diferencën në 3-1 me një gol të shkëlqyer pak sekonda nga fundi i pjesës së parë. Në pjesën e dytë Shqipëria mban gjithçka nën kontroll deri në minutën e 80-të, por sërish pas një gabimi në mbrojtjen kuqezi, bjellorusët shënojnë rikthehen në lojë. Shqipëria nis të vuajë më shumë se sa duhet.