Pas fitores katër ditë më parë me Katarin, Shqipëria ka marrë një tjetër fitore ndaj Iranit. Nëse në ndeshjen e parë kuqezinjtë tanë fituan 3-1, pasditen e sotme ata kanë fituar 1-0. Goli i Emiliano Vilës në minutën e 60-të të pjesës së dytë, ka mjaftuar që ata të fitojnë ndaj skuadrës së drejtuar nga portugezi Kuieroz. Një ndeshje shumë e mirë për kombëtaren tonë që nën drejtimin e italianit De Biazi duket se do bëjë hapa përpara. Ndonëse janë thjesht miqësore, vërehet një rritje e lojës së skuadrës sonë. Përveç kësaj, janë disa emra të rinj që po spikasin çdo ditë e më tepër në rradhët e saj. Sulmuesi Çani, Bakaj, Vila, Mavraj apo dhe portieri Berisha, janë risitë e formacionit të ndërtuar prej tij. Ndeshja e sotme është luajtur në stadiumin e Beshiktashit në Turqi dhe ka dhuruar momente të mira për ekipin tonë. Pjesa e parë është mbyllur 0-0 ndërsa në të dytën, Vila ka shënuar një gol shumë të bukur duke i dhënë fitoren Shqipërisë.
www.shkodrasport.com