Ka përfunduar me fitoren 2-1 miqësorja e mbrëmjes së sotme në favor të Gjeorgjisë ndaj kombëtares tonë. Një gol i shënuar në fund të pjesës së parë nga miqtë dhe një i dytë në minutën e 82-të, kanë zhvleftësuar golin e Erjon Bogdanit në minutën e 25-të. Duhet thënë se ka qenë një ndeshje përgjithësisht e dobët e skuadrës tonë përfaqësuese e cila nuk tregoi asgjë nga vlerat e saj të vërteta. Në këtë takim, pikërisht në pjesën e dytë të tij, janë aktivizuar edhe katër futbollistët shkodranë. I pari që ka hyrë në fushë ka qenë Armando Vajushi që në minutën e parë të pjesës së dytë të ndeshjes. Më pas është aktivizuar mbrojtësi Elseid Hysaj në minutën e 62-të në vend të Vilës. Aktivizimi i Hysajt në këtë ndeshje shënon edhe debutimin e tij me kombëtaren shqiptare pikërisht në moshën 19 vjeç. Kanë luajtur më pas disa minuta edhe Bekim Balaj dhe Gilman Lika ndërsa nga shkodranët i vetmi që nuk është aktivizuar ka qenë Erjon Vucaj ndonëse është çuar në nxemje nga trajneri De Biazi. Katër lojtarët shkodranë që luajtën, u përfshinë në lojën e dobët të kombëtares dhe nuk treguan vlerat e tyre të vërteta në këtë ndeshje.
Shqipëri – Gjeorgji 1-2
Shënues: Bogdani 25′ / Vatsadze 41′, Lobjanidze 82′
Shqipëria: Berisha (Ujkani 46′), Lila, Osmani (Vajushi 46′), Currri, Agolli (Arapi 74′), Roshi (G.Lika 75′), Bulku (Muzaka 89′), Cana, Vila (Hysaj 62′), Bakaj (Sadiku 55′), Bogdani (Balaj 65′). Trajner: Xh. De Biazi
Gjeorgjia: Kvaskhvadze, Lobjanidze, Griglava (Okriashvili 46′), Kandelaki (Kvirkvelia 46′), Khizanishvili, Kashia, Kobakidze (Dzaria 63′), Dzalamidze (Kankava 46′), Kenia (Gelashvilli 60′), Targamadze, Mchedlidze (Vatsadze 20′) (Tomashvili 77′). Trajner: T. Ketsbaja
Gjyqtarë: D. Meckarovski, I. Emueli, T. Stojanovski (Maqedoni)
Kartonë të verdhë: Bulku / Khizanishvili
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Shqipëria mundet 1-2 nga Gjeorgjia. Luajnë edhe 4 shkodranë