Shqipëria do të përballet ditën e nesërme në një takim miqësor ndaj Uellsit që është planifikuar të luhet ditë e nesërme në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore dhe të dyja skuadrat vijnë pas dështimit në Ligën e Kombëve, interesi i tifozëve mik pritet të jetë tepër i lartë. Federata e Uellsit ka porositur mbi 2300 bileta për sfidën e nesërme, teksa me shumë gjasa do të jenë uellsianët ata që do të bëjnë ligjin në “Elbasan Arena”.
Vendi jonë është shndërruar në një nga destinacionet e preferuar për ishullorët që përfitojnë nga ndeshja për të kaluar disa ditë pushime në Shqipëri.
Ndryshe nga skocezët që preferuan Tiranën e Shkodrës, uellsianët kanë zgjedhur vendet historike si Berati e Kruja për të kaluar ditët e pushimeve para dhe pas ndeshjes. Një pjesë e mirë e tifozëve uellsianë kanë mbërritur në Shqipëria dhe janë bashkuar me ata skocezë, që tashmë janë bërë si të shtëpisë.