Shqiperia e femrave do te luaje neser ne oren 18.00 ne “Elbasan Arena” ndeshjen e rradhes eliminatore te Kampionatit Europian te vitit 2021, ate perballe Portugalise.
Perfaqesuesja jone ka pak dite qe eshte grumbulluar nen drejtimin e trajnerit Vioresin Sinani dhe po mundohet te beje me te miren per ta pergatitur siç duhet kete sfide.
Kuptohet qe kundershtari eshte shume i veshtire, megjithate vajzat tona do te mundohen te japin me te miren e tyre. Syte si gjithnje jane fokusuar tek sulmuesja e Vllaznise Megi Doçi, e cila mbetet pike referimi edhe per ekipin tone kombetar.
Kjo e fundit edhe ne ndeshjet e Liges se Kampioneve me ekipin shkodran tregoi nje forme te shkelqyer dhe kete gje pritet ta demostroje edhe ne takimin e neserm duke shpresuar ne dhenien e ndihmes per kombetaren tone per marrjen e ndonje pike.
Kujtojme se perveç Doçit, pjese e kombetares jane dhe 5 futbolliste te tjera te Vllaznise dhe pikerisht Raxhimi, Bajraktari, Maliqi, Gjini e Franja.