FIFA ka publikuar sot renditjen e ekipeve kombëtare për muajin shkurt dhe Shqipëria ka fituar një vend, duke shkuar në vend të 59-të nga vendi i 60-të.
Kombëtarja kuqezi nuk ka luajtur së fundi, por renditja lëviz edhe nga paraqitja e kombëtareve të tjera. Ndeshja e fundit është miqësorja me Turqinë.
Renditja kryesohet nga Gjermania, Brazili dhe Portugalia, ndërsa Norvegjia, kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e radhës, mban vendin e 56-të në renditje, pra është prapa kuqezinjve.
Janë përmirësuar me nga një vend edhe Skocia dhe Izraeli, kundërshtarët në grup të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
Skocia, nga vendi i 31-të, është ngjitur në të 30-in, kurse Izraeli ka lënë vendin e 99-të për t’u ngjitur të të 98-in
Edhe Kosova ka fituar një vend në këtë renditje dhe tashmë e sheh veten në vend të 177-të nga i 178-i që ishte më parë./Vipsport/