
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për femra, e ka fituar ndeshjen e sotme ndaj Luksemburgut me rezultatin 2-1 dhe është kualifikuar për në turin e dytë të eliminatoreve të kampionatit Botëror. Pasditen e sotme ndaj Luksemburgut, vajzat tona nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Trajneri Rraklli ka luajtur me këtë formacion në këtë ndeshje: Gjyli, Proto, Lulaj, Govori, Rrahmani, Berisha (Selmani 84′), Memedov, Jashari, Seranaj, Velaj, Curo (Baro 75′). Goli i parë i ndeshjes është shënuar nga mesfushorja Jashari në minutën e 16-të ndërkohë që në minutën e 45-të ka ardhur goli i barazimit me anë të Maurer për Luksemburgun. Pjesa e parë kësisoj është mbyllur në barazim 1-1. Në të dytën, epërsia e Shqipërisë ka ardhur duke u rritur deris Velaj në minutën e 69-të ka shënuar edhe golin e dytë, atë të fitores për kombëtaren tonë. Në këtë mënyrë, e gjithë ndeshja është fituar prej saj 2-1 dhe me dy fitore e një barazim të arritur në këto ndeshje të turit paraeliminator, Shqipëria ka fituar të drejtën e kalimit në turin tjetër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror. Sigurisht që ky është një sukses për këtë kombëtare në të parën pjesmarrje të saj në arenën ndërkombëtare.
www.shkodrasport.com