Pas përfundimit të eleminatoreve të Botërorit “Qatar”, kombëtarja shqiptare do të qëndrojë pushim për një periudhë kohe. Kuqezinjte do të jenë të fokusuar nga Liga e Kombeve, shorti i së cilës do të hidhet në 16 dhjetor të këtij viti.

Ky është edicioni i tretë i këtij kompeticioni. Në sezonin e fundit, Shqipëria bëri mjaft mirë duke arritur të renditej e para në Grupin C.

Duke qenë se fitoi Grupin në të cilin bënte pjesë, përfaqësuesja jonë është ngjitur në Ligën B. Niveli i skuadrave pjesëmarrëse në këtë Grup është më i vështirë dhe për skuadrën tonë lind shumë punë për të bërë.

Kundërshtarët e Shqipërisë do të njihen në datën 16 dhjetor, atëherë kur hidhet shorti për Ligën e Kombeve 2022-2023/newsport/