Polonia ka mposhtur Shqipërinë me rezultatin 4-1 në sfidën e vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Ndryshe nga pjesa e parë ku loja ishte e kënaqshme, në fragmentin e dytë të lojës, Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja, zhgënjeu si me lojë ashtu me rezultat.

Levandovski ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 12-të, ndërkohë që Cikalleshi, vendosi përkohësisht baraspeshën në të 25-tën.

Në momentin e 44-t, vendasit kaluan sërish në avantazh me Buksan. Ndërkohë në minutat 54 dhe 89-të, polakët realizuan edhe dy hetë të tjera me Krishoviak dhe Lineti.

FT: POLONI – SHQIPËRI 4-1

Levandovski 12′ , Buksa 44′, Krishoviak 54′, Lineti 89′ / Cikalleshi 25′