Shqiperia e femrave do te zbrese ne fushe sonte per te luajtur ndaj Skocise ne fushen e kesaj te fundit ndeshjen e rradhes eliminatore te Kampionatit Europian.

Tashme jane zbardhur edhe formacionet me te cilat do te luajne ekipet ne kete ndeshje qe do te startoje ne oren 20.45.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se nga 11 futbollistet e kombetares tone qe do ta nisin ndeshjen nga minuta e pare, plot 8 jane te Vllaznise.

Keshtu, e gjithe katershja e mbrojtjes do te jete e perbere prej tyre dhe pikerisht nga Gjini, Rrahmani, Bajraktari dhe Curraj.

Ne mesfushe nderkohe do te luajne Franja e Maliqi, ndersa ne sulm do te luajne Doçi dhe Bajramaj. Tre lojtaret e tjera me te cilat Grima ka plotesuar formacionin jane portierja Hyska si dhe Elezaj dhe Hamidi./SHKODRA-SPORT.COM/