Sot, në orën 17:30, Kombëtarja Shqiptare e futbollit për femra do të zhvillojë ndeshjen e radhës për eliminatoret e Botërorit “Francë 2019” me Poloninë në stadiumin “Osrodek Sportu i Rekreacji”, në Wloclawek.
Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Armir Grima, ka mbërritur ditën e djeshme në shtetin polak për të matur sot forcat me skuadrën që renditet e dyta në Grupin 2, ku bëjmë pjesë edhe Bjellorusia, Zvicra e Skocia.
Në 5 ndeshjet e zhvilluara deri tani, Shqipëria ka pësuar vetëm humbje (Shqipëri – Zvicër 1-4, Bjellorusi – Sqipëri 1-0, Skoci – Shqipëri 5-0, Shqipëri – Poloni 1-4 dhe Zvicër – Shqipëri 5-1).
Ndeshja e radhës e përfaqësueses së femrave do të luhet në “Elbasan Arena” me Bjellorusinë më 10 prill.
Hyrja në stadium për këtë ndeshje do të jetë falas.