Kombëtarja U-15 e Shqipërisë në futboll ia ka dalë të fitojë edhe miqësoren e dytë ndaj Malit të Zi, kësaj here në fushën e kundërshtarit.
Kuqezinjtë e kësaj grup-moshe i janë falur golit të Eraldo Maksutit, të shënuar në fundin e pjesës së dytë, duke bërë “bis” ndaj homologëve malazezë, brenda pak ditësh.
Kujtojmë se më 22 nëntor, këto dy kombëtare u ballafaquan në “Loro Boriçi”. Shqipëria U-15 fitoi 3-0. Cereni, Maksuti dhe Halilaj ishin autorët e atij triumi të të besuarve të trajnerit Eqerem Memushaj.
Ne kete menyre te dyja keto perballje fitohen nga kuqezinjte tane te cilet edhe sot ne Podgorice kane lene pershtypje te mire duke marre edhe vleresimet e specialisteve malazeze.