Përfaqësuesja shqiptare e basketbollit për kategorinë U-16 ka përfunduar fushatën në kampionatin europian të basketbollit që u zhvillua në San Marino në datat 3-11 korrik.
Sot kuqezinjtë e vegjël kanë zhvilluar takimin e gjashtë dhe të fundit me ekipin e Maltës. Ishullotët kanë dalë fitues me rezultatin final 65- 70 duke e lënë Shqipërinë në vendin e tetë.
Basketbollistët shqiptarë zhvilluan 6 takime duke fituar dy prej tyre dhe humbasin në 4 të tjera.
Basketbollisti shkodran Elian Memcaj ishte më i spikaturi ndër shokët e ekipit duke regjistruar statistikat më të mira: 12.7 pikë për ndeshje dhe 16.2 rebounds për çdo takim.
Perveç tij ka spikatur edhe pley-mekeri Ettore Marku qe nga qene nje nga pikat me te forta te kombetares shqiptare.