Shqipëria U 17 do të nisë më datë 9 gusht grumbullimin teksa është parashikuar të luhen dy ndeshje miqësore ndaj Bosnje Hercegovinës.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri do të zbresë në fushë më datë 13 gusht në orën 17:00 dhe më datë 15 në orën 10:00 përballë skuadrës boshnjake.

Këto ndeshje do të shërbejnë si një testues për takimet e kompeticioneve zyrtare, siç është edhe rasti i “ Qualifying Elite Round” në fundin e muajit nëntor.

Ndërkohë, të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Bosnje, teksa kuqezinjtë do të akomodohen në Zenicë, e cila është edhe qendra stërvitore e Federatës Boshnjake të Futbollit.

Për këto dy sfida, tekniku Beqiri do ta ketë më së shumti vëmendjen te futbollistët e datëlindjes 2003, të cilët aktivizohen në Shqipëri.

Ndërkaq, duke qenë se dy datat e miqësoreve nuk janë zyrtare nga FIFA, atëherë në listën e të grumbulluarve mund të ketë ndryshime duke qenë se disa futbollistë nuk kanë marrë leje nga klubet përkatëse./vipsport/