Shqipëria e 20 vjeçarëve është grumbulluar në kryeqytetin e Francës, Paris, për ndeshjen miqësore që do të zhvillojë me Katarin U-20. Trajneri Ilir Biturku ka grumbulluar 18 lojtarë për këtë ndeshje që do të luhet ditën e mërkurë në datë 15 Maj.

Kuqezinjtë janë grumbulluar në Marcoussis Center, në Paris, ku sot dhe nesër do të zhvillojnë dy seanca stërvitore përpara ndeshjes së të mërkurës e cila fillon në orën 18:00.

Për këtë ndeshje miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjeve 1999-2000, kryesisht nga kampionati shqiptar, kjo për faktin se jo të gjithë lojtarët që dëshiron të testojë trajneri Biturku mund të vinin për faktin se nuk është një datë zyrtare nga FIFA.

Pjese e kesaj liste jane edhe tre futbolliste shkodrane, pikerisht dy lojtaret e Vllaznia U19 Kristi Qarri e Elmir Lekaj si dhe ai i AAS Mehdi Çoba. Po ashtu edhe dy futbollistet qe luajne ne Malte, Eslit Sala dhe Ildi Gruda.

Më poshtë gjeni listën e lojtarëve të grumbulluar: