Mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” është luajtur ndeshja kualifikuese e Kampionatit Europian, e vlefshme për grupin 2. Pavarësisht rasteve për të dy ekipet, në përfundim është fiksuar rezultati i barabartë 0-0. Në këtë takim, mesfushori i Vllaznisë Ardit Krymi e ka nisur ndeshjen si titullar dhe ka qëndruar në fushë deri në minutën e 70-të kur është zëvendësuar nga Qazim Laçi.

Sakaq, shkodrani tjetër Rubin Hebaj ka hyrë në lojë në minutën e 81-të në vend të Valdrin Mustafës dhe ndonëse është përpjekur mjaft për të gjetur rrugën e rrjetës, nuk ia ka dalë. Pas këtij barazimi, Shqipëria U-21 ndodhet në vendin e  tretë me pesë pikë, ndërkohë Irlanda e Veriut ka një pikë më shumë se kuqezinjtë. Në krye është Sllovakia me shtatë pikë, por nuk duhet harruar Spanja që ka katër pikë, por ka luajtur dy ndeshje më pak se të gjithë.
© shkodrasport.com