Mbrëmjen e sotme, Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka luajtur në Belfast ndeshjen  e rradhës eliminatore të “Euro 2021” dhe është ndëshkuar vetëm në minutën e 95-të. Ka qenë Bare ai që ka shkaktuar 11-metërsh dhe njëkohësisht është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, duke u larguar më pas nga fusha me të kuq dhe çfarë është më e keqja, duke i dhënë mundësi irlandezo-veriorëve të shënonin nga pika e bardhë dhe ta fitonin këtë përballje.

Duhet thënë se në këtë ndeshje, kanë qenë titullar në fushë edhe dy futbollistët shkodranë, Rubin Hebaj dhe Ardit Krymi. Ky i fundit në fakt nuk ka qenë fillimisht në listën e Bushit por më pas është thirrur prej tij dhe me paraqitjen e bërë, e ka justifikuar më së miri këtë grumbullim duke treguar edhe njëherë vlerat e tij. Ai ka qëndruar në fushë për 92 minuta ndërkohë që Hebaj ka luajtur 62 minuta dhe më pas është zëvendësuar.
© shkodrasport.com