Nuk ka fitues në vëllazëroren e dytë mes Shqipërisë U-17 dhe Kosovës U-17. Miqësorja e rradhës mes dy përfaqësueseve, që u zhvillua në stadiumin “Kukës Arena” u mbyll me shifrat 1-1.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku e nisi ndeshjen me këtë formacion: Dervishi, Koleci, Kurti, Bakiu, Damini, Malaj, Belloj, Xhineli, Vranici, Krajka, Duro, me trajnerin kuqezi që vendosi të bëjë një rrotacion në mesfushën e sulmin kuqezi.
Ndeshja nis mjaft mirë për të dyja ekipet, teksa kuqezinjtë krijojnë disa raste në fraksionin e parë të lojës, por mungoi finalizimi. 45-minutat e para mbyllen me rrjeta të paprekura, teksa 6 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, dardanët kalojnë në epërsi me Gashjan.
Goli ‘shqetëson’ kuqezinjtë e Bulkut, të cilët kërkojnë me ngulm golin e barazimit, që arrijnë ta gjejnë vetem në minutën e 83-të, me kapitenin Kurti, i cili ekzekuton në mënyrë të saktë një penallti.
7-minutat e mbetura dhe ato të akorduara si shtesë nga gjyqtari nuk mjaftuan për dy përfaqësueset që u ndanë vëllazërisht me rezultatin e barabartë 1-1.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Bulku aktivizoi edhe disa futbollistë të tjerë, me Hajdarin i cili zëvendëson Xhinelin, Krajka hyn në vend të Malaj, Selmani del për Boden, ndërsa Jaku futet në vend të Belloj. Dashi dhe Metaj hyjnë në lojë në vend të Vranicit dhe Duros, me trajnerin Bulku që bëri 6 zëvendësime në total.
Këto dy miqësore ishin mjaft të rëndësishme për skuadrën dhe stafin kuqezi të ekipit U-17, me në krye Ervin Bulkun që panë nga afër cilësitë e secilit prej 24-futbollistëve të grumbulluar, për të bërë përzgjedhjet finale me elementët më të mire, që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eleminatoret e Kampionatit Europian 2022/2023 për këtë grup-moshë.
Pjese e ketij grumbullimi ishin edhe dy futbollistet e Vllaznia U-17, Egert Selmani dhe Xhoel Hajdari, dy lojtare qe grumbullohen rregullisht nga trajneri Ervin Bulku.
Maringlen ZHIVANI