Shqipëria U17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore përballë Malit të Zi ku fillimisht do të luajnë në datën 13 tetor dhe më pas në datën 16 tetor. Në prag të këtyre takimeve, trajneri i U17-ës Elvin Beqiri ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar dhe që do të vihen në urdhrat e tij dhe do të grumbullohen në Shkodër.
Bie në sy fakti se nga 24 futbollistët e grumbulluar, ka futbollistë nga kampionatet më elitare në Europë, si Anglia, Italia, Spanja apo edhe Gjermania. Një numër i pakët është i talenteve nga kampionati shqiptar, teksa të gjithë futbollistët janë të moshës 15 dhe 16 vjeç.
Njeri nga lojtaret e grumbulluar eshte pikerisht Flori Spahija i Akademise Vllaznia. Ne ndeshjet e ketij kampionati ka bere nje figure shume te mire duke rene ne syrin e trajnerin Beqiri qe i ka bere ftese per te qene pjese e kesaj kombetareje per kete grumbullim. Pjese e kombetares U17 eshte serish edhe mbrojtesi i KF Shkodra Marcelino Preka.
Nga këto dy ndeshje miqësore që zhvillohen këto ditë, Beqiri do të ketë mundësi që të përzgjedhë futbollistët më të mirë në gjendje dhe t’i ketë të gatshëm për turneun zyrtar të U17-ës që zhvillohet në muajin nëntor.
Lista:#