Kombëtarja shqiptare U-18 në basketboll për djem e përfundon me fitore aventurën e saj në Divizionin C të kampionatit europian që po mbahet në Andorra. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Lazimi dhe ndihmësi i tij Xheka mundën San Marinon me rezultatin 66-58 duke siguruar edhe medaljen e bronzit në këtë aktivitet.
Një Europian i shkëlqyer për Shqipërinë, e cila në 6 ndeshje të zhvilluara arriti të fitonte 5 të tilla. Ndonëse kundërshtarët mund të konsiderohen të një niveli modest në letër, duhet të kemi parasysh faktin se kemi të bëjmë me shtete tepër të zhvilluara që investojnë shumë për sportin e veçanërisht për basketbollin.
Pjese e ketij suksesi padyshim qe ka edhe basketbollisti i talentuar shkodran Elian Memçaj. Ne ndeshjet e para ka dhene nje kontribut te madh, madje ne ndonjeren prej tyre eshte shpallur edhe lojtari i ndeshjes.
Ne finale nderkohe, ndonese ka qene i demtuar, i eshte kerkuar te jete ne fushe dhe te jape kontributin e tij dhe e ka bere ne menyren e duhur duke ndihmuar Shqiperine qe ta fitoje kete ndeshje dhe te renditet ne vendin e trete.
Memçaj po kalon momente te shkelqyera te karrieres se tij. Pak muaj me pare u shpall kampion i Shqiperise duke ndihmuar ekipin e Kamzes ne arritjen e ketij suksesi, nderkohe qe tashme dha edhe kontributin e tij edhe me ekipin kombetar.