Shqipëria U18 në basketboll ka fituar sot ndeshjen e rradhës, atë ndaj Armenisë në shifrat 77-57. Protagonisti kryesor i këtij suksesi për kuqezinjtë tanë ka qenë basketbollisti shkodran Elian Memçaj.
Në përfundim të takimit ai është vlerësuar si lojtari më i mirë për tanët me 23 pikë të shënuar dhe me 5 rebounde.
Shqipëria U18 është duke bërë paraqitje shumë të mira në Kampionatin Europian, Divizioni C, ndeshjet e të cilit janë duke u zhvilluar në San Marino.
Memçaj duhet thënë se është shtylla kryesore e ekipit tonë përfaqësues. Një lojtar që po shfaq vlerat e tij më të mira nga ndeshja në ndeshje dhe ashtu siç bëri në kampionatin e kaluar duke ndihmuar ekipin e Kamzës të shpallej kampion i Shqipërisë për të rinjtë, po ndihmon edhe kombëtaren e kësaj moshe.
Me fitoren e sotme ndaj Armenisë, Shqipëria ka tashmë shumë shanse për kualikimin megjithate duhet pritur deri ne fund.