Shqipëria U18 do të marrë pjesë në një turne miqësor që do të zhvillohet në Kroaci duke filluar nga data 27 maj e deri më datën 2 qershor. Në prag të këtij turneu të quajtur “Kvarnerska Rivijera 2019”, trajnerët Ilir Biturku dhe Olsi Uku kanë publikuar listën me futbollistët e grumbulluar.

Bie në sy fakti se ka shumë futbollistë të cilët aktivizohen me skuadra elitare në Europë, duke nisur nga Anglia e deri në Greqi. Shqipëria do të luajë në këtë turne ndaj ekipeve si Venecia, Orijenti dhe Vinodoli, ndërkohë që grumbullimi nis nga dita e nesërme në qytetin e Durrësit.

Nderkohe siç mund ta shikoni edhe nga lista e meposhtme e lojtareve te grumbulluar, nder 18 te thirrurit e trajnerit Biturku, nuk eshte asgje futbollist i Akademise Vllaznia.

I vetmi lojtar shkodran ne te eshte mesfushori qe luan me Bolonjen, Elmando Gjini. Ja lista e plote e lojtareve te grumbulluar: