Shqipëria U19 ka mbyllur edhe raundin e 3-të të kualifikuesve të Euro 2025. Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj u mposht 0-1 në ndeshjen e zhvilluar kundër Irlandës së Veriut U19 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Graham në minutën e 88-të. Ky gol bëri që Shqipëria të marrë 3 humbje radhazi brenda pak ditëve, duke i lënë kuqezinjtë me 0 pikë në vendin e fundit.
Në këtë mënyrë, kuqezinjtë e vegjël e mbyllin këtu këtë aventurë pas asnjë pikë të grumbulluar pas 3 ndeshjesh. Kujtojmë që më parë, Shqipëra u mposht nga Izraeli 6-0 dhe Danimarka 1-0.
Në po të njëjtin grup, Danimarka U19 mposhti me rezultatin 3-2 Izraelin U19.