Sot në mesditë është zhvilluar një miqësore mes Shqipërisë U-19 dhe Islandës, në stadiumin e qytetit të Lushnjës, “Roza Haxhiu”.
Ndeshja përfundoi me fitoren e “ngushtë”, me rezultatin 1-0 për kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani, madje goli është shënuar në limitet e ndeshjes, pikërisht në të 91-tën minutë.
Pasi shënoi golin e parë të Tiranës në këtë sezon dhe të parin për të në Kategorinë Superiore në sfidën e “Loro Boriçit”, talenti i bardhebluve Ernest Muçi bëhet protagonist edhe me kombëtaren e 19-vjeçarëve.
Goli shumë i bukur i sulmuesit të Tiranës (stopim perfekt dhe kthesë e menjëhershme) i dha fitoren skuadrës së Erjon Bogdanit në një ndeshje të cilën Shqipëria e 19-vjeçarëve e luajti më mirë dhe e kërkoi më shumë fitoren. Ishte një ndeshje e ashpër dhe me shumë kartonë.
Madje, për t’u theksuar se Islanda e mbylli sfidën me një lojtar më pak, duke treguar se në fushë nuk ka qenë aspak miqësore.
Ne kete ndeshje ka luajtur edhe mbrojtesi shkodran Enes Isufi i cili vetem pak dite me pare eshte bere pjese e Skenderbeut te Korçes.
Isufi ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes, nje lider i vertete dhe jo vetem per repartin e mbrojtjes
18 vjeçari po fiton gjithnje e me shume personalitet dhe mbase drejtuesit e Vllaznise duhet te ndjehen keqe qe e kane lene te largohet.