Përfaqësuesja shqiptare e futbollit U-19 është mundur edhe në ndeshjen e saj të tretë në grup në kualifikueset e Europianit dhe i ka dhënë lamtumirën turneut shumë shpejt, duke mos qenë në gjendje që të marrë qoftë edhe një pikë në turneun e zhvilluar në vendin tonë.
Pas humbjeve me Ukrainën dhe Sllovakinë, ndaj Norvegjisë ka ardhur humbja e tretë në “Niko Dovana”, nëse dy ndeshjet e mëparshme Shqipëria dukej e pafat se zhvilloi lojë, sot mund të thuhet se kishte fatin me vete, pasi miqtë dominuan dhe krijuan raste të shumta shënimi, por duke gjetur vetëm një herë rrjetën në pjesën e parë të takimit.
Kështu, Shqipëria mbyll edicionin e radhës pa shënuar asnjë pikë e këtë herë, pa gjetur as rrugën e rrjetës.
Për Bogdanin ky është sezoni i dytë në drejtim dhe po sezoni i dytë ku përfaqësuesja U19 humb të tre ndeshjet, edhe pse FSHF u mundua t’ia bënte pak më të thjeshtë punën duke organizuar turnetë në vendin tonë e duke deklaruar kualifikimin si objektiv.
SHQIPËRI-NORVEGJI 0-1
31′ Bothaim