Shqipëria U-20 zhvilloi këtë të premte miqësoren e parë të planifikuar ndaj bashkëmoshatarëve të Maqedonisë së Veriut.Përfqësuesja kuqezi e drejtuar nga Alban Bushi u mund me rezultatin final 1-3 në ndeshjen e luajtur në Kroaci.

Trajneri Bushi hodhi në fushë këtë formacion: Marco Molla, Geralb Smajli, Andreas Ndoj, Mario Mitaj, Leonardo Frroku, Kushtrim Asallari, Adrion Pajaziti, Eljon Toçi, Medon Berisha, Stiven Shpendi, Ergi Goga.

Siç shikohet, titullar ne kete ndeshje kane qene edhe disa futbolliste shkodrane e pikerisht portieri Marco Molla, mbrojtesi i Vllaznise Geralb Smajli, apo dhe Mario Mitaj e Andreas Ndoj. Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe dy futbollistet e tjere te Vllaznise Flori Spahija dhe Antonio Delaj.

Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll me rezultatin 1-1, me maqedonasit që kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të, por që zgjat pak falë Adrian Pajazitit, djaloshit shqiptar i cili debutoi me gol në sfidën e tij të parë në radhët e kuqezinjve.

Barazpesha nuk zgjat shumë, pasi me rikthimin në lojë në pjesën e dytë, maqedonasit na ndëshkojnë sërish, duke realizuar golin e dytë tre minuta pas nisjes së ndeshjes. Në minutën e 56-të, fqinjët shënojnë edhe golin e tretë, teksa rezultati nuk ndryshon më pavarësisht tentativave të shumta të kuqezinjve.

Tekniku Alban Bushi hodhi në fushë pjesën e dytë edhe pjesën tjetër të lojtarëve të grumbulluar për këto miqësore, duke bërë kështu një ndryshim total me ekipin e pjesës së parë.

Pas dy ditësh, Shqipëria U-20 do të luajë ndaj Kroacisë teksa këto dy sfida, pavarësisht se janë miqësore, janë tejet të rëndësishme për trajnerin Alban Bushi dhe stafin e ekipit Shpresa për të përzgjedhur lojtarët që do të përfaqësojnë Shqipërinë U-21 në kualifikueset e ardhshme.