Kombëtarja U-20 në volejboll për meshkuj ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale e Kampionatit Ballkanik të kësaj grupmoshe, turne që po zhvillohet në Tiranë. Kueqzinjtë e drejtuar nga trajneri Arben Sako i kanë fituar me rezultatin 3-0 të trija takimet e luajtura në fazën e grupeve, duke zënë vendin e parë në Grupin A.
Shqipëria fitoi 3-0 ndaj Kosovës në ditën e parë, rezultat që u përsërit edhe në dy takimet e tjera në grup, ato ndaj Greqisë dhe Maqedonisë. Për pasojë, kombëtarja kuqezi zuri vendin e parë në Grupin A dhe në gjysmëfinale do të luajë ndaj Malit të Zi, i renditur i dyti në Grupin B. Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Serbisë dhe Greqisë.
Për vendet 5-8 do të luajnë Maqedoni-Rumani dhe Kosovë-Bosnjë/Herzegovinë. Ky aktivitet po zhvillohet në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet. Shqipëria ka shansin që të hyjë në zonën e medaljeve, pse jo të shpallet kampione e Ballkanit për kategorinë U-20 në volejboll për djem.
Pjese e kesaj kombetareje eshte edhe volejbollisti i Vllaznise Julian Talaj (lojtari me numrin 9 ne fotot e meposhtme) i cili me shtatelartesine e tij i ka dhene jo pak loje ekipit tone si me bllokun e tij po ashtu edhe me gjuajtjet e sakta nga pozicioni 4 ku luan zakonisht.
Rezultatet e Shqipërisë
Shqipëri – Kosovë, 3-0
Shqipëri – Greqi, 3-0
Shqipëri – Maqedoni, 3-0