Pas barazimit 0-0 ne miqesoren e pare me Greqine pak dite me pare, sot pasdite kombetarja U21 e Shqiperise eshte mundur ne miqesoren e dyte, ate te luajtur ne Luksemburg ndaj skuadres vendase me rezultatin e ngushte 1-0.

Shqipëria nuk ia dol të diktonte ritmin e vet të lojës dhe u ndëshkua në pjesën e dytë nga goli i Dideira. Më pas, Shqipëria u mundua të krijonte diçka në sulm, por pa sukses, ndërsa në fund rrezikoi disa herë edhe të pësonte gola të tjerë.

Kësisoj, ndeshja u mbyll me humbjen 1-0, duke shënuar një hap prapa në krahasim me barazimin pa gola ndaj Greqisë të skuadrës së drejtuar nga Alban Bushi, i cili po përgatit grupin e lojtarëve që do marrin pjesë në fazën finale të Europianit të kësaj grupmoshe që organizohet në vendin tonë në vitin 2027.

Duhet thene se ne kete ndeshje ka luajtur si titullar portieri i Vllaznise Aron Jukaj, ndersa sulmuesi i saj Kevin Dodaj eshte futur ne loje ne minuten e 66-te duke zevendesuar Torrajn. Nga ana tjeter ne kete ndeshje kane luajtur edhe futbollistet e tjere shkodrane dhe pikerisht mbrojtesit Gabriel Ramaj, Elton Fikaj dhe Ervin Bashi, ndersa sulmuesi Maksuti po ashtu eshte futur ne loje ne minuten e 66-te.

SHQIPËRIA U21: Jukaj, Muça (48’ Kurti), Ramaj, Selimaj (80’ Zuka), Fikaj, Bashi, Fetai, Simnica (68’ Alili), Ajvazi (66’ Maksuti) (81’ Jaku), Torraj (66’ Dodaj), Rashica.