Shqipëria do të luajë në orën 18:00 kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania”. Kjo ndeshje është e fundit për kualifikueset e Europianit U-21 dhe vlen vetëm për statistikë.
Së fundmi janë publikuar dhe formacionet zyrtare. Maldini Kacurri është për herë të parë pjesë e U-21, ndërsa duhet të presë për një vend në formacion. Më poshtë iu sjellim titullarët e përzgjedhur nga Alban Bushi dhe trajneri i Armenisë.
Ne 11-shen e kombetares U21 te Shqiperise bie ne sy fakti qe kemi nje formacion thuajse me futbolliste veriore. Keshtu nga minuta e pare do ta nisin plot 4 futbolliste shkodrane dhe ajo çka eshte me interesantja te kater ata do te luajne ne mbrojtje.
Duke filluar nga dy mbrojtesit e kraheve, Geralb Smajli dhe Elton Fikaj si dhe lojtaret e qendres, Elmando Gjini dhe Marçelino Preken. Po ashtu, titullare ne kete ndeshje do te jene edhe dy futbolliste me origjine nga Puka, Leandro Frroku dhe Cristian Shpendi. Atyre u bashkangjitet edhe portieri lezhjan Simon Simoni. Pra ne total 7 nga 11 titullaret e ndeshjes se sotme do te jene me origjine nga Veriu.