Vetëm 2 ditë më parë, Shqipëria U21 arriti të merrte një fitore në ndeshjen miqësore që luajti ndaj Uellsit duke fituar me rezultatin 2-1. Sot kuqezinjtë e vegjël zhvilluan një tjetër ndeshje miqësore me Uellsin ku iu duhej të sfidonin edhe temperaturat e larta në Durrës duke qenë se takimi luhej në mes të drekës.
Sa i përket formacioneve, trajneri Bushi kishte bërë ndërrime të tjera në krahasim me ndeshjen e pak ditëve më parë dhe nga minuta e parë e nisën futbollistët që nuk ishin në fushë dy ditë më parë. Sulmi iu besua sërish të riut Emiliano Bullari ndërkohë që nga Superiorja luajtën Pëllumbi, Shehu, Mala, Kallaku dhe Xhixha.
Ndeshja përfundoi me fitoren e shpresave me rezultatin 3-1, duke përsëritur suksesin e ndeshjes së parë. golat u shënuan nga Emiliano Bullari, ndërsa realizoi edhe lojtari i Partizanit, Esat Mala.
Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, sulmuesi me origjine nga Malesia e Madhe Armando Broja shënoi golin e tretë. Vetem disa minuta ne pjesen e dyte per kete futbollist dhe ai serish shenon, duke treguar edhe njehere tjeter vlerat e tij.
Broja ka shenuar brenda nje jave gjashte gola ne kater ndeshjet qe ka shenuar me ekipet tona kombetare U19 dhe U21 duke treguar se do te jete e ardhmja e sulmit te Shqiperise.
Në fund pati vend edhe për një gol të miqve qe thjesht vulosi fitoren perfundimtare te Shqiperia U21 me rezultatin 3-1.