Në datën 18-20 shkurt do të zhvillohet një grumbullim nga Shqipëria U-19, atje ku pritet të vëzhgohen nga më afër disa talente të prespektivës. Në mënyrë ekskluzive, kemi arritur të sigurojmë një listë të shkurtër të disa lojtarëve të thirrur, ndërsa pjesa më e madhe vijnë për herë të parë.
Të gjithë lojtarët që do të përmendim më poshtë, vijnë nga kampionati anglez dhe kjo gjë vlen për t’u theksuar, pasi kuqezinjtë tanimë nuk kërkojnë për futbollistë vetëm në Zvicër, Greqi apo Itali. “Shqiperia.ch” në bashkëpunim me “Albanian Talents” jep edhe listën e plotë të lojtarëve që do të zbresin në Shqipëri gjatë dy datave të sipërpërmendura.
Kështu një prurje që mund të rezultoj me shumë bujë është ajo e sulmuesit Armando Broja. Lojtari me origjine nga Malësia e Madhe bën pjesë e U-19 të Chelseat, ndërsa shihet si një futbollist që mund të jap shumë për të ardhmen.
Për të vazhduar më tej, Kevin Dalipi i West Hamit U-18 është një tjetër element për t’u marrë në konsideratë, apo Ansi Mehmeti që aktivizohet me Norwich U-18. /Shqiperia/
Lista e zbuluar
1) Kevin Dalipi- mesfushor, West Ham U-18
2) Armando Broja- sulmues, Chelsea U-18/19
3) Ansi Mehmeti-mesfushor, Norwich U-18
4) Armando Dobra-mesfushor sulmues, Ipswich U-23
5) Aleko Bani- Fleetwood U-18(Vëzhgim tek Watford), qendërmbrojtës
6) Besart Topallaj- qendërmbrojtës Milwall U-23