Myrto Uzuni vazhdon të jetë protagonist në Kroaci, ku po ndihmon ekipin e Lokmotiva Zagreb të luftojë për vendin e dytë në renditjen e kampionatit, pas Dinamos që duket e qetë në rrugën e saj drejt titullit.

Sot sulmuesi shënoi në barazimi 2-2 ndaj rivalit direkt, Osijekut, duke treguar edhe një herë aftësitë e tij para portës, e duke festuar me shqiponjë, përkrah futbollistit të Kosovës, Lirim Kastratit.

“Jam i lumtur për golin e shënuar, por nuk kam se si të jem plotësisht i kënaqur pasi ne ishim skuadra më e mirë në fushë, krijuam më shumë raste dhe në fund nuk ia dolëm të fitonim”, tha sulmuesi shqiptar pas duelit.

“Megjithatë, jemi ende të dytët në klasifikim. Unë, ashtu si shokët e skuadrës do të jap gjithçka që të në ndeshjen tjetër ndaj Slaven Belupo jo vetëm të ruajmë këtë pozicion, por edhe të kthehemi te fitoret”, theksoi lojtari i cili është kthyer shumë shpejt në një nga idhujt e tifozerisë së skuadrës ku në të kaluarën kanë luajtur edhe futbollistë të tjerë shqiptarë si Çekiçi e Grezda./vipsport/