Mbrëmje magjike për futbollistët shqiptarë që aktivizohen te Lokomotiva e Zagrebit. Bëhet fjalë për një koloni me 5 shqiptarë, duke filluar nga Mersinaj, Çokaj, Tuci, Kastrati dhe Uzuni.
Ata triumfuan ditën e sotme në sfidën ndaj Osijek me rezultatin 1-2, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 2-të, që të siguron një biletë për në kualifikueset e Champions-it.
Ky është suksesi më i madh historik i arritur nga Lokomotiva e Zagrebit. Për këtë arritje meritë absolute kanë padyshim të 5-të shqiptarët, të cilët kanë qenë protagonistë absolutë.
Pjese e ketij ekipi eshte edhe mesfushori nga Kopliku Enis Çokaj i cili ka qene konstant ne lojen e tij dhe nje nga pikat me te forta te Lokomotives gjate gjithe sezonit.