Ka disa minuta që ka startuar ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, në impiantin e ri të kuqezinjve, në Air Albania Stadium. Ndërkohë, ajo që ka rënë në sy është fishkëllimi i himnit francez nga tifozët shqiptarë në stadium.

Ka qenë këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila gjatë kohës që këndonte himnin e francezëve nuk ka qenë e qetë pasi fishkëllimat e të pranishmëve ishin të forta dhe të qarta.

Mesa duket e gjitha lidhet me atë ngatërrim të himnit shqiptar në Francë, gjatë ndeshjes së parë kualifikuese. Kuqezinjve iu vendos gabimisht himni i Andorrës.

Një gafë e rëndë e nga ana e organizatorëve, teksa lojtarët e Shqipërisë për disa momente refuzuan të nisnin lojën, derisa më pas u vendos rregulli dhe u luajt himni i Shqipërisë. Kështu, tifozët nuk e kanë harruar atë episod dhe kanë fishkëllyer himnin e francezëve, megjithatë edhe mund të ishte shmangur. /VipSport/