Kampionati turk është kthyer kohët e fundit në një strehë për shumë futbollistë shqiptarë të cilët kanë sukses në nvielet më të larta taje. Ndaj klubet turke po shohin gjithnjë e më shumë për përforcime mes shqiptarëve. Listës së gjatë të klubeve që monitorojnë futbollistë shqiptarë i është bashkuar edhe Gallatasaraj.
Sipas informacioneve nga Turqia, trajneri i kësaj skuadre, Fatih Terim, ka piketuar përforcimin e radhës për e rreshtimin e tij në Zvicër, më saktësisht te skuadra e Lucernës. Atje po shkëlqen gjithnjë e më shumë 22-vjeçari Idriz Voca, i cili vlerësohet si një nga mesfushorët me tipare mbrojtëse më të mire në kampionatin zviceran.
Me një vlerësim prej 4 milionë eurosh të kartonit, Voca është kthyer në një objektiv të Terim, i cili kërkon të përmirësojë skuadrën e tij që nuk është shfaqur në nvielet e kërkuara në pjesën e parë të këtij edicioni. Voca është pjesë fikse e përfaqësueses së Kosovës ku në vitin e fundit ka gjetur hapësira aktivizimi, ndërsa në të kaluarën ka veshur fanellën e përfaqësueses U21 të Shqipërisë në një grumbullim në janarin e vitit 2017 para se t’i bashkohej Kosovës. /vipsport/