E çuditshme por mëse e vërtetë. Të gjithë shqiptarët janë fokusuar tek Botërori i futbollit pavarësisht se aty nuk luan kombëtarja e tyre.
Madje edhe mediat dhe bëjnë gabimin e madh: Harrojnë arritjet e sportistëve shqiptarë.
Mbrëmjen e sotme në Tarragona të Spanjës ka patur dy arritje për sportin tonë.
Përveç rekordit kombëtar të atletit Franko Burraj, ka patur një sigurim të medaljes së bronztë nga boksieri vlonjat Krenar Zeneli dhe përpos kësaj, vjen dhe arritja më e madhe.
Atletja e mirënjohur Luiza Gega në garën e 3000 metrave ka zënë vendin e parë duke marrë medaljen e artë.
Ndonëse është e vetmja medalje e këtij lloji për Shqipërinë deri më tani, mbrëmjen e sotme në mediat tona nuk ka asnjë rresht të shkruar dhe asnjë kronikë për Luiza Gegën.
E habitshme për mediat ndërkohë që tifozët tanë vazhdojnë të festojnë herë për Gjermaninë dhe herë për Brazilin.