Inter dhe Paris Saint-Germain po synojnë të nënshkruajnë me mesfushorin me tipare sulmues të Levante, Enis Bardhi.
“ESPN” raporton se mesfushori me origjinë shqiptare por që vendosi të luajë për Maqedoninë ka tërhequr vëmendjen e gjigandëve të Serie A dhe Ligue 1.
Trekuartiti që mbush 23 vjeç në korrik dhe është nën kontratë deri në qershor të vitit 2020, me një opsion për dy vite të tjera ka bërë një sezon fantastik në La Liga.
Ai u ble nga Ujpest FC në Hungari, pasi kishte luajtur më parë në Danimarkë dhe Suedi, në verën e vitit 2017 për vetëm 1.5 milionë euro.
Tani çmimi i tij është rritur ndjeshëm pas performancës fantastike në kampionatin spanjoll me fanellën e Levante.
22-vjeçari i cili shënoi një dopietë në suksesin e Levante 5-4 kundër Barcelonës, duke shuar shpresën e këtyre të fundit për rekord në La Liga si të pamposhtur, e ka dërguar topin në rrjetë nëntë herë këtë sezon, ndërsa ka dhënë edhe një asist në 25 ndeshje në kampionat.
Ai ‘goditi’ titujt e mediave në Evropë pas fitores së pabesueshme 5-4 ndaj Barcelonës në fundjavë, ndërsa Bardhi shënoi dy gola, njëri ishte i mrekullueshëm.
Duke parë interesin e Interit dhe Paris SG, 22-vjeçari mund të joshet për një aventurë të re jashtë Spanjës. /EDS/