Një tjetër sportist shqiptar po arrin suksese në arenën ndërkombëtare dhe sot do të flasim për Kledi Disha i cili javën e ardhshme, konkretisht më 9 shtator do të ketë një ndeshje shumë të rëndësishme, atë për titullin e kampionit në Britaninë e Madhe në sportin e arteve marciale MMA.

Përballë tij do të jetë sportisti rumun Florinel Boanca dhe sportisti shqiptar me origjinë nga Kukësi padyshim që do të kërkojë vetëm fitoren sepse ka kohë që përgatitet për këtë sfidë ngaqë e dëshiron me çdo kusht titullin e kampionit anglez

Kledi Disha është një emigrant shqiptar që po ecën me hapa të mëdhenj në sportin e MMA në Angli. Ai është talenti i radhës që kërkon të çojë lart flamurin shqiptar në sportin e rrezikshëm të MMA, por që vitet e fundit po ndiqet gjithnjë e më shumë.

Ai jeton bashke me familjen ne Angli dhe prej shum vitesh merret me ketë sport ku ka triumfuar gjithmone në ndeshjet e tij dhe te njejten gje do te kerkoje edhe mbremjen e 9 shtatorit ne sfiden e rradhes.
Gjon GJEKA

Florinel Boanca