Pak vite më parë, Donis Avdijaj shihej si një nga talentet më premtuese në Europë dhe megjithëse në moshë të re, Shalke i vuri një klauzolë që shkonte deri në 49 milionë euro.

Megjithatë, fama e parakohshme duket se e dëmtoi sulmuesin që tashmë aktivizohet në kampionatin holandez me Uillemin.Edhe në skuadrën e tij, ai po shfaq probleme duke marrë edhe një pezullim nga klubi për shkak të thyerjes së disiplinës.

Në grumbullimin për takimin ndaj Emenit në transfertë, Donis Avdijaj së bashku me 3 futbollistë të tjerë kanë braktisur hotelin fshehurazi, duke u larguar në drejtim të Gjermanisë, 30 km larg tyre.

Kjo gjë, është marrë vesh nga drejtuesit e klubit të cilët kanë vendosu që të marrin masë ndëshkuese ndaj Avdijajt, Timon Uellenreutherit, Tomas Meisner dhe Atakan Akainakbaksten duke mos i përfshirë as në listë për ndeshjen që skuadra e tyre fitoi 0-2. /VipSport/