Për herë të parë në derbin, Lazio-Roma ose siç njihet ndryshe “il derby del capitale”, do të kemi duel shqiptarësh në fushë.
Nëse tek Lazio kemi pasur çdo vit shqiptarë tashmë edhe tek Roma do të kemi një kuqezi me të cilin do përfaqësohemi.
Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, i cili nga sezoni i ardhshëm do të luajë për Romën.
Sigurisht edhe një motiv më shumë për sportdashësit për të ndjekur këtë derbi mjaft të njohur në Itali.
Tek skuadra e Lazio-s luajnë, Thomas Strakosha dhe Vedat Muriqi, ky i fundit u transferua ditën e djeshme te bardhekaltërit dhe në deklaratën e parë për mediat tha: “Golin e parë do t’ia dedikoj të gjithë shqiptarisë”