Will Smith dhe Nicky Jam, së bashku me këngëtaren e Kosovës Era Istrefi, do të interpretojnë këngën zyrtare të FIFA World Cup Russia 2018.

Kënga është planifikuar sipas Billboard të publikohet më 25 maj. Lajmi u raportua për herë të parë nga stacioni radio W Radio Vibe, e cila i referohet burimeve të afërta me projektin.

Edhe pse ka këngë të shumta që lidhen me Kupën Botërore, himni zyrtar është zakonisht profili më i lartë dhe ekzekutohet në finalen e Kupës Botërore, e cila do të shikohet nga rreth dy miliardë njerëz.

Himni i përhershëm përfshin “Waka Waka” të Shakira dhe “The Cup of Life” e Ricky Martinit.

Sipas një interviste të menaxherit të Nicky Jam, Juan Diego Medina, që u lëshua në “W Radio”, Nicky Jam dhe Smith ishin në Budapest për t’i kryer punimet finale në këngë e cila do të lansohet këtë të premte.

Para kësaj, “Vibe” raportoi se, sipas producentit të muzikës reggaeton DJ Nelson, Smith dhe Nicky Jam po punonin në këngën. “Vibe” po ashtu raportoi se Istrefi do të jetë pjesëmarrëse në këtë.

Ndryshe, Era është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

Telegrafi