Komisioni i Etikës po vijon me hetimin e ndeshjes gjysmëfinale mes Bylisit dhe Tiranës, për të cilën kanë ardhur dokumente nga UEFA të cilat e cilësojnë si të dyshuar për trukim.

Komisioni i Etikës ka bërë 3 mbledhje deri më tani për këtë çështje ku e treta ka qenë pa kuorumin e nevojshëm të anëtarëve për të marrë vendim. Teksa janë shqyrtuar të gjitha materialet, pritet së shpejti të ketë një vendim.

Ne fakt, kjo shtyrje eshte disi e pakuptimte sepse tashme sezoni po shkon drejt fundit dhe Tirana neser kurorezohet kampione dhe padiskutim qe nje denim i mundshem i saj do te ishte i pakuptimte pasi te kete marre trofeun.

E njejta gje edhe per Bylisin qe ka siguruar qendrimin ne Superlige, por ai mund te kete prishur garen dhe nga kjo e kane pesuar ekipet e tjera. Megjithate e rendesishme eshte te vihet drejtesia ne vend, gjithmone nese vertetohet qe kjo ndeshje ka qene e trukuar.