Sulmuesi shqiptar, Albion Ademi i ka mahnitur të gjithë me formën e tij të shkëlqyer në Finlandë, ku në 7 ndeshje të zhvilluara gjatë muajit gusht, ka shënuar po kaq gola me fanellën e Mariehamn. Ademi-1-1
Sulmuesi 21-vjeçar po tregon një formë të shkëlqyer, teksa po ndihmon së tepërmi ekipin me golat e tij. Pikërisht për këtë arsye, Ademi është zgjedhur si lojtari më i mirë i muajit gusht në Finlandë.
Kjo është bërë e ditur nga faqja e kampionatit elitar finlandez “Veikausliga”. Këta të fundit në postimin ku thuhet se Ademi shpallet lojtari më i mirë i muajit gusht, kanë postuar edhe një gol të shënuar nga lojtari në ndeshjen e fundit ndaj HJK Helsinikit.
Ne kete ndeshje ai e merr topin nga mesi i fushës dhe pasi i kalon të gjithë e dërgon atë në fundin e rrjetës.