Elseid Hysaj është vënë edhe njëherë në qendër të merkatos, pas një lajmi që ka qarkulluar ditët e fundit në lidhje me një interesim në drejtim të tij nga skuadra e Juventusit.
Edhe pse do të jetë shumë e vështir që Napoli ta shesë futbollistin brenda Italisë, por në rast se një skuadër do të jetë e gatshme të paguajë plot 40 milion euro në arkat e klubit, atëherë gjërat edhe mund të ndryshojnë.
Menaxheri i Hysajt është shprehur se një ofertë e Juventusit është refuzuar në të kaluarën, por ka lënë të hapur një mundësi për në merkaton e verës.
Por, përveç Juventusit për Elseid Hysajn në dy vitet e fundit ka pasur sinjale edhe nga skuadra të mëdha Europiane që e kanë ndjekur herë pas here aktivizimin e tij te Napoli.
Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Chelsea, Manchester United dhe Liverpool janë përfolur si alternativa të mundshme për transferimin e futbollistit të Kombëtares Shqiptare. /EDS/