Besir Demiri dhe Edis Maliqi pritet të largohen nga Dinamo.
Dy titullarë të padiskutuar sezonin e parë në Superligë, dyshja duket se e ka mbyllur me Dinamon, duke iu bashkuar largimeve të Sidibe, Siljanovski, Ibraimi apo Isaevski.
Të projektuar titullarë këtë sezon në Kategorinë e Parë, trajneri Nevil Dede nuk duhet të llogarisë dyshen, që paçka kontratës presin vetëm zyrtarizimin e largimit, pasi kanë gjetur akordin me klubin.
Sipas shtypit të shkruar ka pasur një takim mes tyre dhe drejtuesve, për të qenë lojtarë të lirë dhe zgjidhur kontratën me konsensus, gjë që duket se është plotësuar.