Hakaj ende jo në qind-përqindshin e tij, Krymi jashtë edhe për ndeshjen me Erzeni dhe jo vetëm. Po ashtu edhe mbrojtësi Juriç nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e së premtes, por problemet nuk mbyllen këtu për stafin teknik të Vllaznisë.

Në dy ditët e fundit një tjetër titullar i formacionit kuqeblu, pikërisht Konstantin Cheshmedjiev nuk është stërvitur me grupin për shkak të disa probleme shëndetësore. Por nëse të tjerët kanë shqetësime muskulare, për maqedonasin është tjetër gjë.

gAZETA “SHKODRA sPORT” mëson se futbollisti që luan si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, ka patur temperaturë dhe të vjella si rrjedhojë e një viroze që e ka zënë dhe kjo gjë e ka penguar të stërvitet me skuadrën.

Stafi mjekësor është duke i qëndruar pranë dhe në ditët në vijim do të shihet më shumë gjendja e tij. Nëse nuk do të rikuperohej deri të premten, ky do të ishte një problem për trajnerin Memelli sepse e kishte projektuar këtë lojtar si zëvendësuesin e Juriç në qendër të mbrojtjes.

Por viroza në fakt nuk ka kapur vetëm Cheshmedjiv. Kjo sepse edhe vetë trajneri Memelli po kalon një gjendje jo të mirë, megjithatë ai nuk e ka braktisur skuadrën dhe ka qenë në stërvitje edhe sot./SHKODRA-SPORT.COM/