Dy rezultatet e fundit positive të Vllaznisë, barazimi I djeshëm me Kukësin për kampionat dhe fitorja e së mërkurës për kupë me Pogradecin, kanë shtuar shanset që Armir Grima të vazhdojë të qëndrojë në krye të pankinës së kësaj skuadre. Administratori I klubit e kanë paralajmëruar një gjë të tillë pasditen e djeshme megjithatë ende nuk ka asgjë të konfirmuar në këtë mes.

Fakti që kampionati do ndërpritet këtë javë për shkak të ndeshjes së kombëtares sonë, u jep kuqebluve “frymëmarrje” dhe për më tepër, mundësinë për të shuar shumë polemika që kanë dalë në sipërfaqe ditët e fundit në mes drejtuesve të klubit dhe Bashkisë Shkodër. Ajo që nuk mund të mohohet është se në dy ndeshjet e fundit, me Grimën dhe stafin e tij në pankinë, Vllaznia është tjetërsuar. Ka luajtur më lirshëm dhe ka marrë rezultatet e duhura.Në fakt, edhe ish- trajneri Luan Zmijani e kishte paralajmëruar në momentin e dorëheqjes së tij se kishte besim tek këta lojtarë dhe rezultatet do vinin dhe kështu po ndodh. Në këto rrethana, natyrshëm që duhet vazhduar besimi tek këta futbollistë dhe më mirë se Grima për momentin askush nuk mund të besojë tek to. Kjo I shton edhe më shumë shanset që ai të vazhdojë ta drejtojë këtë skuadër ndoshta deri në dhjetor. Megjithatë duhet pritur edhe konfirmimi nëse ai vetë është dakord me një gjë të tillë. Ish- portieri I njohur që mban edhe pozicionin e drejtorit sportiv në klub, kohët e fundit është shfaqur tepër I lodhur nga situata e krijuar dhe prandaj tashmë duhet pritur se çfarë vendimi do të marrë për të ardhmen. E rëndësishme është që Vllaznia ka filluar të japë shpresa jete dhe tashmë kjo ecuri duhet vazhduar me të tjera rezultate positive.

© shkodrasport.com