Numri i futbollistëve shqiptarë të cilët lujnë në kampionatin italian është realtivisht i lartë. Çdo ditë e më tepër, po shtohen futbollistët të cilët luajnë si në skuadrat e para, ashtu edhe me të rinjtë.

Një hap të rëndësishëm në karrierë, ka hedhur sot talenti i Shqipërisë U17, lojtari me origjine nga Shkodra Elmando Gjini që ka firmosur një kontratë me skuadrën e të rinjve të Bolonjas.

Në këtë mënyrë, ai do të ketë mundësi të stërvitet në një nga akademitë më të mira në Itali që deri më tani ka nxjerrë disa futbollistë cilësorë. Ne kerkim te tij kane qene edhe disa ekipe te tjera por ne fund eshte pelqyer oferta e Bolonjas.

Gjini është aktualisht pjesë e skuadrës Kombëtare të Shqipërisë U17 dhe pritet që të kalojë me U19-ën. Ai ka lindur në vitin 2002 dhe aktivizohej me skuadrën modeste të Broma Pojkarnës. Te Bolonja U19, luan edhe një tjetër talent shqiptar, portieri Marko Molla./VipSport/