Ka shumë zëra për të ardhmen e Zllatan Ibrahimoviç, pavarësisht se suedezi ka mbushur 38 vjeç duke qenë se konsiderohet një lider i vërtetë në fushë.
Një ndër ekipet e gatshme për të mirëpritur veteranin suedez është dhe Monza, që zotërohet nga dyshja Berluskoni-Galiani.
Në fakt suedezi ka kontratë me kuqezinjtë deri në qershor dhe flitej për një rinovim një vjeçar, mirëpo shkarkimi i Zvonimir Boban dhe e ardhmja e pa sigurte e Maldinit, dyshja që risolli Ibrahimoviçin, të shtysh të mendosh se ai do të largohet pas vetëm 6 muajsh.
“Ibra është kampion i madh dhe drejtuesit tanë mund të bëjnë gjithçka. Aq i fortë sa është ai, nuk mundet që të mos përshtatet në ndonjë projekt.
Komunikoj çdo ditë me Galianin, skoutët dhe agjentët, për arsye se dëshirojmë ta çojmë ekipin në Serinë A sa më shpejt të jetë e mundur,” tha drejtori sportiv, Filipo Antoneli.
Monza momentalisht ndodhet e para në klasifikimin e Serisë C, 16 pikë larg vendit të dytë. Berluskoni dhe Galiani kanë deklaruar që kur e blenë në fillim Monzan se qëllimi i tyre është ta dërgojnë ekipin në Serinë A.